Ja arsyeja djallëzore pse Rama e hoqi Drejtorinë Arsimore nga Shkodra

Ka nisur nje lobim per ta frenuar por mund te quhet praktikisht e mbaruar. Deri ne fund te ketij sezoni arsimor merr fund zhvendosja e drejtorise rajonale arsimore nga Shkodra ne Lezhe, aty ku do te jete qendra per veriun.

Shkodranews ka mesuar detaje te vendimit te qeverise qe mban daten 5 prill, e qe me gjasa eshte nje skeme politike e Edi Rames. Shkodra do te jete nje zyre e rendomte arsimore me 13 punonjes, Malesia e Madhe do te mbetet e tille me 6 punonjes, po aq edhe Vau Dejesi dhe Puka do te kete 10 punonjes. Arsyeja e zhvendosjes se drejtorise ne Lezhe eshte per shkak te fushates elektorale dhe eshte kerkuar me ngulm nga Lindita Nikolla si deputete e zones dhe Pjerin Ndreu qe do te kandidoje per bashkine Lezhe.

Kjo ka bere qe te kyçin gojen deputetet e Shkodres Ditmir Bushati, Senida Mesi, Paulin Sterkaj dhe Luan Harusha. Asnjeri prej tyre nuk ka guxuar te thote gjysem fjale per kete skandal qe nuk eshte i pari por i treti ne radhe. E gjitha kjo per vota, pasi tashme Rama e ka krijuar bindjen se vetem permes kartes se punesimeve mund te fitoje se paku Lezhen, ndersa Shkodra ndodhet ne pikepyetje te madhe, ndonese ketu po luftohet shume nga prurjet e reja.

Strategjia e menduar ne pamje te pare shitet si dicka normale por eshte sa dashakeqe aq edhe e rrezikshme per funksionimin e ketyre institucioneve ne te ardhmen. Peticioni qe po pergatitet pritet te jete nul per shkak se mban firmen e qeverise ky vendim dhe veshtire te behen hapa pas ne prag te zgjedhjeve. Loja politike e Rames po jep goditje te renda ndaj Shkodres dhe loja sapo ka nisur pasi rrezikohen edhe te tjera drejtori te kene te njejtin fat nese nuk ka reagim./ShkodraNews