Ja arsyet pse të takosh një Dem, është pasuria më e madhe që mund të gjesh

Thuhet se ata që i përkasin shenjës së Demit, mund të duan dikë më shumë se kushdo tjetër.

Këta njerëz kur bien në dashuri janë të përkushtuar, të qëndrueshëm dhe të respektueshëm, si dhe d.a.shnorë të çuditshëm dhe të pasionuar.

Megjithëse shumë kokëfortë ata janë romantikë dhe të ndjeshëm dhe veçanërisht të përshtatshëm për jetën në çift, meqë gjithmonë përpiqen ta mbajnë ndezur z.j.arrin e marrëdhënies.

Nga ana tjetër, Demët në shoqëri kërkojnë ëmbëlsi dhe besnikëri dhe kurrë nuk do të falin tradhtinë, kështu sinqeriteti është një aspekt tjetër që nuk duhet lënë pas dore në një marrëdhënie me këta njerëz.

Këtu janë karakteristikat që i bëjnë ata partnerë të përsosur dhe që mund t’ju ndihmojnë në zgjedhjen tuaj.

Ata kërkojnë vetëm marrëdhënie serioze dhe të thella. Një tipar i rrallë ndër meshkujt e sotëm. Ata duan që të ketë kuptim të vërtetë një marrëdhënie dashurie.

Ata janë besnikë, mezi gënjejnë, kurrë nuk bëjnë asgjë për të lënduar qëllimisht partnerin e tyre.

Ata vlerësojnë gjërat e bukura në jetë. Një Dem do t’ju bëjë të ndiheni të plotësuar duke ju përgatitur një darkë të mirë, duke ju mbuluar me kujdes dhe dhurata!

Ata e duan të njëjtin person përgjithmonë. Kur ata bien në dashuri, për ta “përgjithmonë” me të vërtetë ka kuptim dhe kjo nuk është vetëm një fjalë!

Ata rriten emocionalisht. Ata janë përkrahës të shkëlqyeshëm dhe ndihmojnë partnerin e tyre të rritet emocionalisht.

Ata duan që gjysma e tyre të arrijë qëllimet e tyre dhe kurrë nuk duan që të dashurit e tyre të ndryshojnë për ta bërë atë më të lumtur!/Përktheu: ShkodraNews