Ja çfarë mendon me të vërtetë një mashkull për dashnoren e tij



Të flasësh për tra.dhëtinë do të thotë të prekësh fijet më të ndjeshme të zemrës. Për ato gra që kanë jetuar këtë përvojë, të cilat janë tra.dhtuar, mund të jetë e pamundur të pranohet se gruaja tjetër ka ndjenja, të drejta ose madje dinjitet në një marrëdhënie treshe.



Por gjërat nuk janë krejt ashtu.



E vërteta është se askush nuk mund të dijë se çfarë kalon nëpër mendjet e të tjerëve.

A është e mundur që një burrë të bjerë në dashuri me të dashurën e tij? Çfarë mendoni me të vërtetë për veten tuaj dhe përse vendosni të mbani një marrëdhënie të tillë? Nga pikëpamja profesionale, se.ksologia e njohur Virginia Fernandez të, thotë se burrat nuk kërkojnë në çdo kohë një marrëdhënie jashtë martesës vetëm që të kenë marrëdhënie in.time, shpesh ndodh sepse ata kërkojnë të arr.atisen nga realiteti i tyre, nga problemet në shtëpi dhe në rast se ka edhe nga problemet në çift, në marrëdhënien e trazuar me gruan e tij.

Ata kërkojnë një raport tjetër, për shkak se ekziston dëshira e pavetëdijshme për të krijuar një marrëdhënie me një person i cili sjell një ndjenjë aventure dhe risie në jetën e tij.

Një mashkull mund të gjejë në një grua të dytë, thotë Fernandez, atë që ai kërkon për vete, prandaj ai e sheh atë grua si një person interesant, i paarritshëm dhe madje edhe i guximshëm.

Dhe kështu, duke parë situatën nga ky këndvështrim, mund të konstatohet se në disa raste meshkujt nuk i mendojnë të dashurat e tyra si “ajo tjetra”, por si një “dashuri të dytë”, që përleshet me të parën, dmth, ata zhvillojnë ndjenja për të dyja por nuk e ngatërrojnë rolin e secilës prej tyre.

Gruaja e tij gjithmonë do të jetë gruaja e tij, sepse ai ka një lidhje me të dhe një familje, por kjo nuk do të thotë që një grua të dytë nuk mund të bëhet e rëndësishme, por për fat të keq marrëdhënia zhvillohet në një kontekst të ndërlikuar.

Edhe pse një mashkull mund të ndajë ndjenja dhe një mendim të mirë për të dashurën, ai rrallë vendos të sakrifikojë raportin e tij të parë për të dytën. E kur tra.dhëtia zbulohet, mashkulli e kupton se ai është duke jetuar një marrëdhënie me “fantazi” me dashnoren e tij. Përshtati: ShkodraNews