Ja çfarë do sjellë APPLE në Konferencën Ndërkombëtare të Programuesve 2016!

images siri-ios-7-1024x576

Cdo vit kompania APPLE mundeson një event unik Konferencën Ndërkombëtare të Programuesve që bashkon në një hapësirë të vetme qindra programues,inxhinierë IT,personazhe të njohur nga bota e  medias dhe showbiz-it. Sipas burimeve konfidenciale ,konferenca e këtij viti që do mbahet në San Francisco në datat 13-17 Qershor dhe në fokus të saj do ketë pajisjet e reja që mbajnë firmën e Apple. Cdo gjë do t’i dedikohet përditësimit të sistemeve të reja operative,detajeve dhe platformave të reja Apple.Këtë vit thuhet se çdo gjë i referohet në mënyrë specifike SIRI,njohësit zanorë.

Cfarë po vjen?

SIRI

Që nga dalja e SIRI (njohësit zanorë) në 2011 janë përvetësuar disa teknika praktike Interesant është fakti se ti drejtohesh Siri është njëlloj sikur t’i flasësh një miku dhe përherë do të ju ndihmojë me përgjigjet teksa shumë shërbime dëshironi t’i kryeni online; mund të kontrollojë rezultatet e ndeshjeve,mund të ndihmojë të gjeni fotografitë në ikonën me mbishkrimin Camera roll, mund të ju tregojë për drejtimet në Apple Maps, dhe shumë më shumë gjëra të tjera.

Por të gjitha këto cilësi janë të kufizuara në krahasim me atë se c’ka Apple ka mundur të shtojë me ndihmën e ekspertëve të jashtëm.Tani, duket sikur Apple do t’i kushtojë SIRI-t  një event të posaçëm.Apple do t’i mundësojë programuesve t’i kanalizojnë të gjithë aplikacionet drejt SIRI-t.Kjo do të thotë që do të mund të kontrollohen funksione të ndryshme nga aplikacionet e preferuara me vetë zërin tuaj.(p.sh Siri,sa është gjendja në llogarinë time bankare? ose Siri,më porosit një picë nga Domino).

Kjo është e ngjashme me teknikën e përdorur nga Alexa,punonjëse e Amazon.Alexa deri më tani numëron mbi 1000 “aftësi”të cilat shtohen ditë pas dite.Programuesit do të përkrahin Siri (njohësin e zërit)për aq kohë sa është pjesë përbërëse e 10 milion pajisjeve Ipad dhe Iphone

Iphone 10

Besojeni ose jo version i Iphone 10 është pothuajse gati për t’u prezantuar.Nuk dihet se cilat janë karakteristikat specifike dhe ndryshimet që do të ketë ky version por ne do të mund të vërejmë ndryshime vetëm nga ana estetike, jo nga ajo funksionale.

Imessage

Gjatë kësaj jave po qarkullojnë disa zëra tejet spekulativ që Apple do të prezantojë një version Android për iMessage.Faktikisht, iMessage është një nga arsyet kryesore pse përdoruesit kalojnë një pjesë të mirë të kohës në iPhone.Duke sjellë një version të ri Android për iMessage do të bëjë që Apple të mund t’i japë mundësi shumë përdoruesve të kalojnë në Android .

 Pagesat online

Nga ana tjetër ,ka zëra që Apple do të shtojë në iMessage shërbimin e pagesës online të quajtur Venmo.Ky lloj shërbimi I ofruar online është mjaft i volitshëm për të shtuar një komponent Android shërbimit të tillë me pagesë, kështu ju mund t’i dërgoni para çdokujt që dëshironi,jo vetëm përdoruesve të Iphone.

 iTunes

Megjithëse ka miliona përdorues të cilët paguajnë për shërbimin Apple Music, aplikacioni është kritikuar për dizajnin e tij dhe për sinkronizimin me iCloud.Apple do të prezantojë një version të ristrukturuar të aplikacionit.Versioni i ri  iTunes do të ketë një dizenjim të ri .Kjo mund të jetë një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë dëshiruar dhe pritur ndryshime për iTune,megjithëse ky ndryshim mbetet vetëm nga pikpamja estetike.

MacOS

Ne jemi në pritje të një ndryshimi të madh sa i takon sistemit operativ Mac. Së pari ,kemi një ndryshim të emërtimit nga OS X në MacOS.Mac OS X është tashmë 15 vjecar!Megjithëse ka pësuar ndryshime të shumta me kalimin e viteve ,fakti që Apple po i jep një emërtesë të re do të thotë që është ende në linjën e të gjithë sistemeve të tjera operative.

Krahas kësaj,duket sikur ndryshimi thelbësor dhe më i rëndësishëm po aq sa edhe sfidues për MacOS është Siri .Kjo do të thotë se SIRI do të jetë pjesë e të gjithë pajisjeve Apple.

tvOS

tvOS do të pësojë një ndryshim gjithashtu.Edhe pse ne nuk presim që të ndodh një ndryshim i madh ,do të ishte mjaft pozitiv fakti nëse Apple përmirëson kontrollin Siri i cili është ende tejet i limituar.

WatchOS

Më në fund kemi një orë Apple.Shumë pak detaje janë zbuluar se si do të jetë përbërja e sistemit operativ të saj, ndaj me shumë gjasa do ketë vetëm ndryshime të vogla.Problemi më i madh për programuesit është se ora Apple ecën ngadalë.Do jetë mjaft interesante të kuptojmë nëse Apple e ka adresuar si problem në mënyrë që programuesit të interesohen për të realizuar aplikacione të tjera për këtë lloj pajisjeje.