Ja ç’po ndodh/ Sh.erri dhe lu.fta mes socialistëve në Shkodër bllokon zgjedhjen e delegatëve

Te shtunen me 16 nentor, socialistet do te zgjedhin delegatet e tyre, nje hap i pare qe kryeministri Edi Rama e ka cilesuar si pergatitje per 2021, kohe qe perkon me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por ndersa oret afrojne, ky proces ne Shkoder mbetet me problematiku dhe shkak jane konfliktet e brendshme qe vijojne te jene te ndezura. Lufta mes deputeteve, te deleguarve dhe bazes mund te ndikoje qe ne zona te caktuara te deshtojne votimet, apo zgjedhjet te mos shkojne sipas pritshmerive, per emrat qe po punojne fuqishem per nje emer delegati. Socialistet votojne ne 363 qendra ne te gjithe vendin per 703 delegatet qe do te dalin nga 61 bashkite e vendit. 107. 800 anetare jane regjistruar per kete proces qe do te monitorohet nga 1080 komisionere, premton qe te kete surpriza, por gjithashtu edhe te papritura. Tek socialistet nuk jane surprize te tilla zhvillime, aq me shume kur lufta e brendshme per pushtet eshte egersuar se tepermi, pasi Shkodra nuk ka nje lider politik, eshte ne krize pas 30 qershorit dhe me perfaqesuesit e saj, kryeministri Edi Rama eshte distancuar pasi nuk arriti ti vere ne vije per te sheshuar problemet e brendshme. Lufta me e madhe eshte mes deputeteve Mesi – Sterkaj, apo edhe Luan Harushes, pasi secili do te kete influencen e tij tek emrat, pas distancimit te Ditmir Bushatit, i cili eshte teresisht jashte ketyre zhvillimeve. E shtuna pasdreke pritet qe te jape te paren panorame pas krizes se thelle, se ku qendron Shkodra dhe cilet jane fitimtaret e saj, pas krisjes se madhe qe mban peng zhvillimet ne kete qytet./ShkodraNeës