Ja DOKUMENTET/ PD-ja e denoncoi si kompani hajd.ute, Voltana Ademi i jep tendera pa fund një firme të vetme

Në një shkrim të botuar në media, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi akuzohet se jep tendera me vlera të konsiderueshme një firme të vetme, edhe pse ajo është akuzuar edhe nga PD si kompani hajdute.

Shkrimi në gazetën “Shqip” jep disa prej tenderave por shkodraneës ka zbuluar të tjerë që ka marrë kjo firmë. Ne zbuluam tenderin e sistemit të vëzhgimit te 15 njësive administrative te bashkime me vlerë 196 milion. Ja dokumenti:

Gjithashtu Shkodranews ka zbuluar edhe tenderin për ndërtimin e rrjetit te brendshëm të komunikimit elektronik ne 5 njësi me vlere 132 milion. Ja dokumenti:

Shkrim i gazetës shqip me dokumentet përkatëse:

Kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, vazhdon që të firmosë për tenderat e institucionit të saj, megjithëse mandati i ka mbaruar para pak javësh. Dhe, tenderin më të fundit, ia ka dhënë një firme që partia e saj, PD-ja, e ka denoncuar si të paracaktuar.

Gazeta Shqip ka siguruar disa dokumente nga vetë Bashkia e Shkodrës, ku Ademi ka shpallur fituese firmën “RATECH” në tenderin me objekt “furnizim vendosje kamera sigurie për ambiente publike”. Kjo firmë, do të marrë rreth 60 mijë euro nga Bashkia e Shkodrës për këtë shërbim.

Në këtë tender, “RATECH”, nuk ka pasur ofertën më të ulët, megjithatë u shpall fituese nga Ademi. Por, po të bësh një kërkim të thjeshtë, rezulton se kjo firmë ka qenë një nga 3 firmat që u akuzua nga eksponentë të Partisë Demokratike për skandalin e tenderit për bylylykët.

Në fakt, këtë tender e ka denoncuar z.Gazmend Bardhi, në kohën kur ka qenë ministër teknik para dy vitesh. Zoti Bardhi akuzonte paraardhësen e tij që kishte bërë tender fiktiv, madje përmendte edhe emrat e kompanive në tender. Megjithatë, dy vite më vonë, Voltana Ademi, akuzat janë harruar dhe e njëjta kompani është shpallur fituese në një bashki që drejtohet nga Partia Demokratike.

Sipas dokumenteve të këtij tenderi rezultojnë se kanë marrë pjesë 3 kompani. “PC STORE” me ofertë 5 430 500 lekë, “RATECH” sh.p.k me 5 511 266 lekë dhe “Elektrosek” sh.p.k. nuk ka paraqitur ofertë. “PC STORE” u skualifikua, megjithëse kishte ofertë më të ulët dhe fituese u shpall “RATECH”.

Kjo e fundit është denoncuar nga vetë ish-ministri Bardhi, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i PD-së në prokurorinë e Tiranës. Kallëzimi u bë pas një hetimi administrativ, ku rezultoi se firmat, ndër to edhe “RATECH”, nuk kishin bërë kqyrjen e byzylykëve. Tenderi për këtë shërbim dhe 300 byzylykët u bë në fillim të vitit 2017 ku në një vlerë prej afro 2 milion euro. Në këtë tender rezulton se janë shkelur një sërë procedurash dhe është favorizuar bashkimi i operatorëve fitues. (Shqip)