Ja faktet/ Ska.ndale pa fund për Voltana Ademin, tani ka nisur një tjetër ‘dashuri’

Skandalet nuk kanë fund me bekimin e Voltana Ademit, e cila ka vendosur që deri në minutën e fundit të ushtrimit të detyrës, t’u bëhet makth i gjallë punonjësve të saj, e të mos ndalet me punësimet abuzive, apo duke bërë çoka. Tashmë në kuadër të koalicionit të ri opozitar, ajo i është rikthyer dashurise me LSI-në, duke punësuar ish drejtorët e saj, në bashkinë Shkoder apo ndërmarrjet e varësisë. I tillë është edhe rasti i ish drejtorit të spitalit Përparim Çela, i cili ka një dosje ende të hapur me drejtësinë, lidhur me skandalin e ilaçeve në spital. Ademi dhe drejtori i UKSH Shkoder Mark Molla kanë vendosur ta punësojnë si mjek pranë kësaj ndërmarrje, por që mbi supe ai do të ketë një mision më të madh. Të gjithë punonjësit e ndërmarrjes së ujesjellës – kanalizime dhe të bashkisë, do të duhet të kalojnë tek doktor Përparimi që të marrin raport mjekësore, duke ju privuar punonjësve të shkojnë tek mjeku  i lagjes nëse kanë një shqetësim shëndetësor. Ky kontroll i rreptë vjen në një kohë kur Ademit i ka rënë jo pak pozita si kryebashkiake dhe tashmë asaj i duhet të gjejë instrumenta të reja për të mbajtur nën diktat punonjësit. Formën më të mirë nuk kishte ku ta gjente, sesa duke marrë një mjek që zhvendoset nga varësia e ministrisë së shendetësisë ku ka patur probleme, tek varësi Ademi – Molla, ndaj të cilëve duhet vetëm të bindet, e të kryejë sipas orekseve të tyre filtrat ndaj punonjësve. Kështu në shkresen me nr.926 të datës 29 tetor 2019 (nr protokolli 185/3), Voltana Ademi urdhëron që z. Përparim Çela me detyrë mjek pranë ujësjelles kanalizime sh.a të kontrollojë dhe verifikojë të gjitha raportat mjekësore të stafit të bashkisë. Asnjë raport të mos përcillet ne drejtorinë e financës për zbatim pa u kontrolluar më parë nga mjeku i mësipërm. Urdhëri që hyn në fuqi menjëherë, ngarkohet për zbatim si për administratën e bashkisë dhe UKSH. E thënë me pak fjalë në kufinjtë e një skandali, që nën maskën se ligji parashikon që cdo ndërmarrje me shumë punonjës duhet të ketë mjekun e saj, Ademi kthehet në tutore të punonjësve, që do t’u privojë edhe rastet kur bëhen të sëmurë, e të mos u kalojë asnjë qindarkë nëse nuk bindet mjeku i saj, por t’u heqë ditët e punës, e madje të shkojë deri aty sa tu terheq verejtje e paralajmërime për largime nga puna. Të tilla forma shantazuese nuk kanë ndodhur asnjeherë dhe natyrisht që kjo shkrese e mbërritur në redaksinë e shkodraneës, përcillet me nota të larta shqetësimi nga punonjësit, që sapo janë informuar për të, kanë kërkuar ndihmën e medias, për ta denoncuar si fakt, ndonëse me frikën se mund ta pësojnë e të hiqen edhe nga puna./ShkodraNews