Ja gjëja më e pabesueshme që qarkullon rreth koronavirusit

Gjëja më e çuditshme rreth pandemisë së virusit corona është, se na tregoi sa e lehtë është të kthesh mbrapsht kufijtë. Metafora e internetit, i cili është duke u përdorur më shumë se kurrë është se vetëm me një klikë të mausit, vendet vendosën njëri pas tjetrit kufijtë mbrojtës. Sepse turizmi ka vdekur, tregtia është zvogëluar shumë, këmbimet në bursë kanë shkaktuar humbje trilionash dhe vetë globalizimi është vendosur në gjendje pushimi, shkruan DW. Qindramijëra punonjës migrantë janë kthyer në Bullgari, Serbi dhe Rumani, duke u mirëpritur me ndjenja të përziera.

Nga njëra anë thirrja “na sillni fëmijët” ka qenë një ankesë konstante e dekadave të fundit, sipas motos secili në vendin që i takon! Nga ana tjetër, për të kthyerit nuk ka vende pune, sidomos gjatë kohës së krizës. Kështu që ekonomive kombëtare do u mungojnë shumë remitancat, që punëtorët migrantë kanë pas dërguar në atdhe.

Ceremonitë e mirëseardhjes në atdhe konsistojnë me karantina të mërzishme, të aplikuara për të ardhurit nga jashtë përzier me ndjenjën e të zënit në çark, prej nga të cilës nuk ke ku të luash, një përvojë që njerëzit në komunizëm e njohin mirë.