Ja ku e keni të zezën mbi të bardhë, Rama firmos i pari, VKM e sotme rrëzon tarifën për kreditet

Dhe ja ku ka ardhur një vendim i ri i qeverisë pas protestës së studentëve. Këshilli i Ministrave është mbledhur dhe Kryeministri Edi Rama ka firmosur i pari, ka shfuqizuar pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht.

Më herët gjatë deklaratës për mediat ministrja Nikolla pranoi kërkesën e studentëve për rishikimin e VKM-së, pika katër e së cilës  detyronte studentët që jepnin provimet në vjeshtë të paguanin para shtesë. Por studentët janë shprehur të vendosur për të protestuar deri sa të plotësohen të 4 kërkesat e parashtruara prej tyre.