Ja kur del në treg Samsung S8

Telefonin më të fundit celular të gjigandit telefonik Samsung do mund ta mbajmë në duar së shpejti.

Samsung do e hedhë atë në treg në datën 29 mars.

Kompania i dërgoi ftesa për konferencën për shtyp që do të mbajë në eventin që do organizohet në New York ku do prezantojë Samsung Galaxy S8, produktin më të ri pas polemikave që ngjalli Samsung Galaxy Note 7.

Samsung është përfshirë nga ankthi për suksesin e produktit të tij më të ri pasi firma ka marrë një ”nam të keq” pas shpërthimeve të Galaxy Note 7 vitin e kaluar.

Janë bërë të ditura tashmë thashethemet për Galaxy S8. Telefoni thuhet se ka një ekran të gjerë pa kasa kufizuese dhe nuk ka butonin “Home”. Ai gjithashtu do të ketë një asistent të ri të digjital të bazuar në VIV, themeluar nga krijuesit e Siri-t, të cilin Samsung e bleu vitin e kaluar.

Lexo edhe: