Ja kur zgjidhet kryeprokurorja e re, mandatit të Arta Markut i vjen fundi…

Arta Marku do të mbyllë shumë shpejt mandatin e saj si kryeprokurore e përkohshme. Por, Marku nuk e ka fshehur dëshirën për t’u zgjedhur kryeprokurore e përhershme.

Për këtë arsye, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka njoftuar se në datën 19 Mars do të hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm. Ibrahim tha se SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm janë gati në muajin qershor, ndërsa qeveria është përgjegjëse për mungesën e zyrave.

“KLP nuk ka presione për prokurorine e ri të përgjithshëm. Gara për prokurorin e përgjithshem hapet në Mars, po marrim kohën që na ka dhënë ligji. Mendoj qe do e kemi numrin e mjaftueshëm të prokurorëve që do të aplikjojnë për SPAK.

Nuk besoj se kjo është një stepje e prokurorëve, mendoj që do vijnë ditët e fundit kemi dhe 7 ditë kohe. Kemi 8 kanditatura, njerëzit organizohen dhe besoj se deri në 7 shkurt do vijnë mjaftueshem kandidatë.

Vijoj të mendoj se është mundësi e artë për prokurorët, vjen 1 hereë në jetë. Është unikale. Rreth qershorit vjen SPAK dhe prokurori i ri i përgjithshëm. Nuk do të kthehen mbrapsht transferimet”, u shpreh Ibrahimi.

Funksioni i Prokurorit të Përgjithshëm është diskutuar shumë kohëve të fundit, për shkak se procesi i Reformës në Drejtësi është zvarritur dhe  kontestuar nga palët politike.

Arta Marku u zgjodh si kryeprokurore e përkohshme, dhe nuk mund të kryente emërime sipas ligjit, gjë të cilën ajo nuk e ka zbatuar. Kjo ka sjellë dhe akuza të forta në drejtim të saj, jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga vetë prokurorët e krimeve të rënda.