Ja kush është personi që krijoi incident në koncertin e Elvana Gjatës

 

Zbulohet emri. Mirsad Bojku është personi qe eshte arrestuar për shkak të një rrahjeje në koncertin e Elvana Gjatës që ishte duke e mbajtur në qytetin e Pejës, mëson Gazeta Insajderi.

Incidenti ka ndodhur gjatë kohës sa ishte duke kënduar këngëtarja.

Sipas një video te shperndare ne rrjetet sociale, shihet se si sigurimi i këtij klubi kap një person të dyshuar dhe e godet me grushte.

Nuk dihet saktësisht se çfarë ka bërë fansi ndaj të cilit është reaguar në këtë mënyrë të dhunshme, por videoja e shpërndarë nga përdoruesit e rrjeteve sociale ka marrë komente të shumta.