Ja kush janë dy ish-vartësit e Ramës që ndihmuan Donika Prelën të kalonte Vetingun

Pavarësisht se bashkëshorti i saj ka deklaruar të ardhura në të zezë, pavarësisht se ka blerë dy apartamente nën vlerën e tregut dhe pavarësisht se ka deklaruar se i ka marrë hua një të afërmi (të tre pretendimet të dyshimta) sërish Donika Prela është konfirmuar në detyrë si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por, cfarë fshihet pas të gjithë kësaj dhe pse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shtyu vendimin me një javë? Pse u mor vendim pozitiv kur vetë kreu i ONM, Teo Jacobs tha se kishte marrë shije të hidur nga deklarata e pasurisë së saj dhe bashkëshortitit?

Vendimi është marrë ngatre anëtarët e KPK-së. Por cilët ishin ata? Dy prej tyre kanë qenë vartës të Edi Ramës. Bëhet fjalë për Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Që të dy kanë punuar në Kryeministri dhe institucione të tjera në varësi të Ramës.

Komici ka qenë zv.drejtor i ALUIZNI-t. Më parë ai ka qenë pjesë e Task-Forcës për verifikimin e pronave në bregdet bashkë me Alket Hysenin. Kurse Sanxhaktari ka qenë juriste në në Njësinë e Legjislacionit dhe Akteve të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri.

Konfirmimi në detyrë i Prelës vjen në një kohë kur ka akuza se po fshihet e vërteta e dosjes 339, ku është pëfshirë Vangjush Dako.