Ja pamjet/ Shikoni super vilën e Lleshajt, që ia denoncuan si të padeklaruar

Vetëm para pak orësh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Leshaj se ka dy shtëpi të padeklaruara.

Referuar deklaratëve të këtij të fundit në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re, Bardhi u shpreh se Lleshaj nuk ia di vlerën një shtëpie të ndërtuar me djersë, sepse vetë ka dy villa të padeklaruara.

Më poshtë janë disa foto të shtëpisë-vilë që Lleshaj ka në bregdetin e Gjirit të Lalëzit.  Vila është e lyer me ngjyrë të verdhë dhe me të bardhe dhe rrethohet nga gjelbërimi.