“Ja pse do të kemi eliminim të kësaj politike”/ Sho.kon  Spartak Ngjela: Rama nuk arre.ston dot…

Avokat i njohur në vend Spartak Ngjela, teksa ka folur për zhvillimet më të fundit politike në vend, është shprehur në një intervistë për Oranews se hapja ose jo e negociatave lidhet me reformën në drejtësi.

Ngjela i cilësoi kushtet e Gjermanisë si kërkesë për eliminimin e klasës politike, duke përfshirë edhe Edi Ramën.

“Nuk është përgjegjësi e kryeministrit, është përgjegjësi e korrupsionit. Çfarë përgjegjësia ka kryeministri, i arreston dot veten dhe këta të PD? Jo, ata këtë kërkojnë. Kushtet janë në favor të shqiptarëve.

9 kushtet e Merkelit janë eliminimin e kësaj politike, me Ramën dhe të gjithë. Këta rezistojnë. Mendimi më i mirë është mendimi gjerman, që tja çelin negociatat dhe tja vënë ato kushtet. Ajo është më me afekt ndaj shqiptarëve. Ka shumë afekt  te shqiptarët, kur ajo thotë bëni reformën në drejtësi.

Nuk e duan çeljen e negociatave. Këta i kap reforma në drejtësi të gjithë. Kush e ka ndaluar reformën në drejtësi? Ndalimi i reformës është penalizimi i Shqipërisë. Kush e ndalon reformën? Këta.

Rama vërtitet nëpër kallamishte, mendon se do krijojë afekt. Nuk ka afekt. Nuk bëri dot reformën në drejtësi. Kisha mazhorancën, kishe të gjitha të erdhi edhe opozita që ishte me reformën, nuk e bëre. IK “, tha Ngjela.