Ja pse duken kaq magjike bisedat e orëve të vona të natës

Bisedat e orëve të vona shpesh herë ju bindin se personi tjetër mund të jetë mjaft i besueshëm, në të kundërt pse do të ishte ai përson duke komunikuar me ju në një orar aq të vonë, kur mund të ishte duke fjetur?

Ama ta dini se këto biseda nxjerrin në pah më të mirën dhe më të keqen tuaj.

Pasi frikërat tuaja më të mëdha, zhgënjimet, pendimet dhe fantazitë tuaja fillojnë të marrin kuptim jo vetëm për ju, por edhe për personin tjetër.

Ekspertët thonë se ndarja me dikë tjetër e mendimeve dhe dëshirave më të fshehta të vetes kërkon një marrëdhënie mjaft të fortë midis jush.

Kurse personi tjetër ju njeh më shumë nëpërmjet atyre që i thoni, për ju këto biseda nënkuptojnë që ju i besoni shumë atij personi dhe në momentin që gjen dikë që i beson shumë, është e vështirë ta mbash atë larg mendimeve të tua.

Ai/ajo ju e lejon atë person jo vetëm brenda zemrës suaj, por edhe brenda mendjes suaj. Kjo gjë i bën të bukura bisedat e orëve të vona të natës, apo orëve të para të mëngjesit.

Madje ju i besoni dikujt, aq sa do të donit të flisnit pambarimisht me të për çdo gjë, edhe për budallallëqe të ndryshme. Ju do të donit ta ndalnit kohën, vetëm për të ndarë çdo gjë që kalon nëpër mendjen tuaj me personin tjetër.

Bisedat e orëve të vona duken të bukura, sepse dikush na kushton vëmendje. Dikush na tregon se po qëndron aty për të na dëgjuar dhe kjo ka vlerë shumë të madhe për ne.