Ja pse nuk e prezantoi sot Edi Rama kandidatin për bashkinë Shkodër

U prit qe ne kongresin e PS te mbajtur ne Tirane te mesohej edhe emri i kandidatit per kryetar te bashkise Shkoder. Por nuk ndodhi keshtu pasi Edi Rames ne duar i mberriti sondazhi i radhes per kete bashki, qe burime per Shkodranews bejne me dije se ai ka qene me shume se zhgenjyes. Ish zv/kryeministrja Senida Mesi e veteshpallur si kandidate por edhe nje nga emrat me te lakuar nga e majta mesohet se kishte shenuar renie edhe me te madhe nga sondazhi i meparshem. Kaq ka mjaftuar qe Rama te shtyje shpalljen e emrit te kandidatit.

Me i lakuar mes te majtes mbetet emri i doktor Astrit Becit, i cili ende nuk e ka ndare vendimin perfundimtar nese do te pranoje apo jo kandidimin. Sondazhet e kane nxjerre ne perparesi dhe duket se kjo ka bere qe kryeministri te punoje me shume per ta bindur. Me gjasa kandidati do te shpallet pas disa javesh kur panorama te jete me e qarte.

Ajo qe mesohet nga kongresi eshte fakti se performanca e Shkodres mbetet e vaket si nga delegatet ashtu edhe deputetet. Edi Rama e ka shpallur sfide fitoren e ketij qyteti, madje duke mos hezituar ta shprehe e te kerkoje qe ndryshimi te vije duke rrezuar modelin e akumuluar nga Voltana Ademi dhe PD.

Por qe kjo te arrihet duhet jo vetem fjale por edhe pune e rezultate qe sondazhet nuk po ja japin te majtes dhe Rames, qe fajin duhet ta kerkoje edhe tek te tijte, qe Shkodren se kane trajtuar asnjehere seriozisht. Mesi mbetet nje alternative me shume per tu djegur dhe liruar nje vend deputeti sesa nje kandidate potenciale. Vendi i saj do te ndryshonte kursin ne listen e majte dhe natyrshem edhe ne drejtorite rajonale./ShkodraNews

Lexo edhe: