Ja si Fondi Shqiptar i Zhvillimit po gënjen shkodranët, kjo është loja e pistë që po bën

Pasi po ju mban prej 2 vitesh peng nje prej zonave me te bukura turistike, fondi shqiptar i zhvillimit guxon ti genjeje publikisht Shkodranet, e bashke me to edhe Shqiptaret.

Përmes një statusi në rrjetin social facebook dhe në faqen e vet zyrtare, FSHZH shkruan “Rivitalizimi i sheshit të Shirokes, nis puna për mozaikun e traditës”. Një lajm që natyrisht gëzon këdo që pret prej 2 sezonesh transformimin e brigjeve të liqenit, sipas premtimit që bëri vetë kryeministri Rama dhe përfaqësues të lartë të qeverisë.

Por siç thotë një shprehje e vjetër “Beso dhe kontrollo”, shkodraneës vendosi të ndjekë të njëjtin parim. Gazetarët tanë zbarkuan në terren dhe monitoruan nga afër gjendjen, për të parë nese realisht po punohej në sheshin e Shirokës dhe si po hidheshin hapat e pare të këtij ndryshimi.

Ajo çka ofroi realiteti nuk kishte nevojë për shumë komente, pasi dëshmonte qartazi genjeshtrën që bënin përfaqësuesit e fondit shqiptar të zhvillimit, pasi në terren nuk kishte nisur në asnjë centimeter të rrugës të vendoseshin gurët e mozaikut të traditës sic e quan fondi.

Sheshi ashtu si ditë më parë thjesht është betonuar dhe asgjë më shumë, duke sorollatur qytetarët dhe bizneset që prej javësh e muajsh nuk po gjejnë qetesi nga punimet që mbajnë peng zhvillimin e turizmit.

Shiroka do të duhej të kishte përfunduar në fillim të vitit, por me këtë ritëm dhe seriozitet që po e trajton FSHZH, ka gjasa të mos përfundojë as në fillim të 2020, e mund të rrezikojë edhe sezonin e ardhshëm turistik. Plot 2 sezone i ka shkuar dëm bizneseve dhe pushuesve që zgjedhin këtë pikë turistike, për shkak se zvarritja e punimeve u kthye në kryefjalë, e tashmë bashkë me zvarritjen, po futet në trend edhe genjeshtra.

Herën tjetër shpresohet vetëm që fondi të mos deklarojë që me mbarimin e investimit, Shiroka hyn në UNESCO, pasi atëherë do të bëjë shumë kend të “fluturojë” nga gëzimi i një lajmi të rreme./ShkodraNews