Ja si të eliminoni direkt erën e keqe të gojës

A keni probleme me erën e keqe të gojës? Mesa duket zgjidhja, sipas ekspertëve, qëndron tek çaji i xhinxherit.

Xhinxheri stimulon në gojë enzimat të cilat pengojnë substancat që prodhojnë erë të keqe. Sipas studimeve përbërës me përmbajtje sulfuri që gjenden në ushqim shpesh mund të krijojë erë të pakëndshme në gojën e njerëzve, duke kontribuuar në halitosis, emri mjekësor për erën e keqe të gojës.

Por xhinxheroli i xhinxherit, që merret duke ngrënë apo duke pirë rrënjët, ndihmon enzimat e nevojshme për të eliminuar erën e keqe nga goja, në pak sekonda.

Mjekët thonë se këto të dhëna mund të çojnë në krijimin e pastave të reja dhe shpëlarësve të gojës, që në përbërje do të kenë pikërisht këtë përbërës.