“Jam i PD, skenar i turpshëm për të fshehur,,”, pronari i autobusëve nxjerr zbuluar deputetin

Një përplasje verbale është shënuar mes deputetit demokrat të Peshkopisë Xhemal Gjunkshi dhe pronarit të linjës së autobusëve dhe furgonave nga ky qytet për në Tiranë. Ndërsa deputeti e akuzoi se ai nuk do të bëjë transportin e udhëtarëve ditën e nesërme, të kundërt ka thënë pronari Adil Çibaku.

Ai ka shpjeguar në media duke thënë se: “Jam në shërbim të qytetarëve të mi. Makinat i kam të gjitha në punë. Nesër do të ketë autobusë sipas orareve përkatëse. Unë vij nga një familje e ndershme punëtore. Unë vij nga Partia Demokratike dhe asnjë partie tjetër. Ky është një skenar i turpshëm që e bëjnë faktorët politikë, për interesat e tyre dhe për të fshehur skenaret e veta. Kjo është një punë që e bëj për familjen time”, – tha Çibaku.

I pyetur se “pse vijnë këto akuza?”, Çibaku fajësoi deputetin demokrat Xhemal Gjunkshi, që sipas tij e bën për shkak të inateve personale, pasi në vend të kompanisë “Ariu-Ariu Sh.p.k”, ka dashur të licensojë kompaninë e tij që sipas Çibakut punonte në të zezë.