“Jam posesive”, Çiljeta flet për ato që po ndodhin mes saj dhe Alban Hoxhës

Çiljeta Xhilaga E ka pranuar se është xh e lozeKur ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit foli per tipin e saj. Prej kohësh Çiljeta është në një lidhje me portierin Alban Hoxha. Edhe pse nuk kanë dalë asnjëherë publikisht, çifti janë fotografuar nga paparacët.

E pyetur për anën shpirtërore, këngëtarja ka pranuar se është mirë: “Marshallah, të gjitha mirë”.

Moderatorja Rudina Magjistari e ka ngacmuar këngëtaren lidhur me xhelozinë, nëse është natyrë xheloze dhe Çiljeta ka pranuar që është e tillë.

Rudina Magjistari: A është Çiljeta natyrë xheloze?

Çiljeta Xhilaga: Po.

Rudina Magjistari: Si e shpreh xhelozinë Çiljeta?

Çiljeta Xhilaga: Në fakt që ta ndajmë këtë gjënë mirë, më shumë jam territoriale-posesive, që i dua gjërat për veten time, sesa xheloze. Sepse jam një natyrë që e vetëpëlqej veten, ja di vlerat vetes time, nuk jam smirushe, jam shumë dashamirëse, nuk jam feministe, i përkrah shumë femrat. Për njerëzit që unë dua, që unë kam, i dua gjërat për veten time.