“Jam tmerruar”/ Nëna e 15-vjeçarit që bëri bujë tregon tentativën për të folur me drejtorin e Policisë: E telefonova, por ai…

Nëna e adoleshentit që u rrah nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial Zaida Cobo përmes një prononcimi në “News 24” deklaroi se është ndjerë e t.merruar nga video që ka nxjerrë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Cobo tha se përgënjeshtron gjithcka dhe se pamjet ishin marrë në rrjetin e saj social, teksa po xhironte një film.

Jam ndjerë e t.merruar. E kam telefonuar drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe ai nuk ma ka hapur telefonin. Veliu ka cenuar figurën time në mënyrë ekstreme. Kjo është skenë filmi. Video është bërë në një prapaskenë filmi që kam realizuar. Video është realizuar në vitin 2018. Gjendet në FB tim. I bie që ka gërmuar kaq shumë në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj se me cfarë të drejte e publikon atë video. Cështjen do ta coj në gjykatë”, tha Cobo.