Janë të prekur shumë fëmijë me këtë sëmundje, por shteti shqiptar po i merr në qafë me këtë vendim

Në Shqipëri, janë gjithsej 250 fëmijë të prekur nga hemofilia. Fëmijë dhe të rritur të cilët kanë probleme me çrregullimet e koagulimit të gjakut.

Hemofilia transmetohet nëpërmjet geneve dhe kur nëna është bartëse e hemofilisë atëherë mundësitë janë 50 % që fëmija lind me probleme të hemofilisë.

Por Ministria e Shëndetësisë ka ulur buxhetin për pacientët me hemofili.

Për këtë ata duhet të marrin disa njësi gjak faktor 8 në mënyrë që të rregullojnë parametrat e gjakut të tyre. Por në Shqipëri fatkeqësisht kjo u mundësohet vetëm kur ata kanë dhimbje në muskuj dhe jo sipas normave të caktuara.

Personat qё vuajnё nga forma e rёndë e hemofilisё kanё hemorragji tё herё pas hershme nё muskuj dhe artikulacione. Hemorragjitё tek ata ndodhin 1 apo 2 herё nё javё dhe shpesh herё ёshtё spontane, pra pa njё shkak.

Personat me hemofili tё formёs sё mesme kanё episode tё hemorragjive spontane mё tё rralla, dhe zakonisht pas lёndimeve apo goditjeve. Për shkak të mos marrjes së faktorit 8 sipas parametrave të caktuara shumë prej tyre janë invalidizuar. Ndaj kërkohet që të paktën tek fëmijët e diagnostifikuar me hemofili të nisë mjekimi i rregullt.