“Je as*ksuale, përtace dhe…”, pasi u nda nga burri, balerina shqiptare gjen dashurinë: Kam 5 vjet që të dua

Ajo është një personazh shumë i dashur për shqiptarët, e po kaq e dashur është Shqipëria për të.

Fjala është për Hueyda el Saied, e cila prej një viti është divorcuar nga bashkëshorti me të cilin dhe edhe një djalë.

Shkak për ndarjet u bënë tradhtitë e të shoqit e këtë e ka pohuar vetë balerina e njohur.

Hueyda tanimë e ka hedhur pas krahëve ndarjen dhe ka nisur një lidhje të re dashurie.

Ishte vetë ajo që postoi një foto krah partnerit të ri pak ditë më parë, ku shfaqeshin duke u relaksuar në plazh.

Hueyda e ka konfirmuar se ka nisur një lidhje të re dhe i ka treguar Olti Currit sesi partneri i ri i ka treguar që e dashuronte prej 5 vitesh.

“Tier quhet, është drejtor i institutit financiar në Luksemburg. Këta kanë qenë shoqëri e përbashkët, jemi njohur prej 5 vitesh. Kur u ndava nga bashkëshorti e takova si mik Tierin dhe më pyeti pse u ndatë. Hueyda i kishte thënë që situata erdhi në atë pikë sa bashkëshorti i thonte je aseksuale, je përtace, je e shëndoshë. Duke i thënë këto gjëra Tieri i kishte thënë: Unë kam 5 vjet që të dashuroj. Hueyda i tha pse s’ma the më përpara”, tregoi Olti i ftuar sot tek “Rudina”.