‘Jemi drejt fundit’, paralajmërimi i fortë pas v.rasjes së avokatit me dosje të b.ujshme

Nuk ka lënë shije aspak të mirë ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Elbasan me avokatin e dosjeve të bujshme.

Juristi Sokol Hazizaj, duke folur në Abcnews, tha se vetëm fakti që një qytetar mund të v.r.asë një avokat tregon se jemi drejtë fundit. Juristi thekson se avokati nuk mund të ndërhyjë në vendimet e gjykatës, pasi detyra e tij është artikulimi i fakteve.

“Ajo ishte një ngjarje dhe vazhdon të jetë në mbresat e mia një ngjarje tepër e hidhur, për të cilën nuk ka masë ekuilibri. Por kjo ndodh për shkak të asaj që përmenda më parë. Në momenti që populizmi, jo në kuptimin negativ, mënyra e të menduarit arbitrarisht mbi atë që kryen një funksion, jo vetëm që shkatërron sistemin, por sjell të tjera pasoja. Vrasja, humbja e jetës për shkak të arbitraritetit të një qytetari ndaj një avokati, gjyqtarit dhe prokurorit për mua tregon fundin. Pra ne jemi afër fundit. Që do të thotë që merr guximin një shtetas të godasë një nga tre dimensionet e drejtësisë. Debati në gjykatë bëhet midis prokurorit, gjykatës dhe avokatit. Mungesa e një dimensioni prish procesin. Pra prish sistemin. Si dhe të ndihesh i rrezikuar në procesin civil kur përfaqëson interesa e tjetrit. Këto janë profesione që kanë lindur bashkë me njeriun, nuk janë profesione që kanë lindur me kafshët. Ne ndryshojmë nga kafshët sepse flasim, dsikutojmë, artikulojmë. Në momentin që prishet kjo lloj lidhje, jo vetëm e karakterit juridik, por edhe e karakterit filozofik, ne nuk e meritojmë të quhemi njerëz. Por çfarë? Qënie biologjike, shkak për të cilën duhet të futemi në kafaz.

“Ju mendoni se avokati, mbrojtësi ligjori, në kuptimin kushtetues dhe ligjor është faktori themelor i vendimit të gjykatës? Mendoni se mbrojtësi ligjor përveç artikulimit të faktit në kuptimin juridik ka gjë tjetër në dorë? Sistemi a ka shumë gjëra në dorë? Po ka të drejtën për të të gëzuar apo hidhëruar për të çuar në pjesën tjetër? Mendoni se procesi i Vettingut sot ka rregulluar perceptimin e shqiptarëve mbi drejtësinë? Sot është larguar 1/3 e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të Vettingut. Dini gjë nga një testim që të jetë riparuar 1/ 3 e perceptimit? Procesi i drejtësisë nuk është një ditor, por ecën bashkë me shoqërinë. Sa më i lartë të jetë standardi i shoqërisë aq më i lartë është standardi i dhënies së drejtësisë”, tha Hazizaj.