“Jemi me ty Shqipëri’, aktori i njohur që përjetoi edhe vetë një moment të rëndë solidarizohet me shqiptarët

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, e kupton me mire se kushdo tjeter ate qe ndodhi ne Shqiperi kater dite me pare.

Ai është solidarizuar me dhimbjen që shqiptarët po përjetojnë në këto momente dhe përmes një postimi në Instastory, aktori i cili është i martuar me modelen shqiptare Almeda Abazi ka publikuar flamurin shqiptar.

Në mbishkrimin e tij në gjuhën shqipe, ai tregon se dhe vendi i tij në vitin 1999 ka përjetuar një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë, si pasojë e të cilit humbën jetën mijëra njerëz. Prandaj dhimbjen që vendi ynë po përjeton, aktori e kupton shumë mirë.

“Në vitin 1999 ne jetuam një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen që ndjeni ju sot, ne e kuptojmë shumë mirë, Zoti i ndihmoftë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqipëri”, shkuan Tolgahan në postimin e tij.