Jeni të interesuar për të marrë vizë për në SHBA, ja njoftimi i rëndësishëm…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një këshillë për të gjithë ata shqiptarë që janë në pritej të intervistës për vizë në SHBA.

“Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi. Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar”- njofton ambasada.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

“Gëzuar Ditën e Verës! Unë dhe Kenny mezi po e presim motin e ngrohtë dhe, si çdo të enjte, unë jam gati për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja rreth vizave. Ja dhe këshilla ime për këtë javë: Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi. Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar. Gjithashtu, sigurohuni që të hiqni gjithçka nga xhepat përpara se të hyni në ndërtesë