Jeni të shqetësuar si do merrni pensionin? Ja ç’po përgatit qeveria

Kryeministri Edi Rama ka kerkuar me instistim nga ministrja e Financave kohen se kur do shperndahen pensionet per te moshuarit qe nuk duhet te dalin nga shtepia ne kete periudhe.

Sipas Rames, persa i përket pensioneve,  duhet patjetër të “bëjmë indeksimin e pensioneve. Janë rreth 20 milionë euro që do t’u shkojnë pensionistëve. Kur e kemi gati këtë?”

Ministria e Financave, Anila Denaj: Ne kemi premtuar këtë për muajin prill. Kemi filluar punën. Fondi është 2.5 miliardë lekë të reja për vitin 2020. Jemi në proces dhe besoj që arrijmë aty në atë kohë që kemi premtuar.

Kryeministri Edi Rama: Kur është koha fiks?

Ministria Denaj: Në muajin prill.

Kryeministri Edi Rama: Muaji prill është shumë i gjatë, është më i gjatë sesa prilli i viteve tjera dhe i viteve që do vijnë. Kështu që kur konkludohet kjo?

Ministria Denaj: Ne e përfundojmë këtë javën e parë të muajit prill.

Kryeministri Edi Rama: Kjo është ajo që duhet!