“Jepej urdhër me celular, kjo nuk linte gjurmë diku”, mjeku tregon a ishte Nexhmija që drejtonte Enver Hoxhën

Disa besojnë se “Enver Hoxha ishte koka dhe Nexhmija qafa që e lëvizte atë”.

Por mjeku personal i Enver Hoxhës, ka rrëfyer se ky është thjesht një mit, i pa bazuar në asgjë reale.

Babaramo: Kam jetuar sa për të qenë i informuar se nuk kishte institucione, por vetëm me porosi dhe kam përshtypjen që realisht Nexhmija e drejtonte vendin…

-Kjo është një hamendësim, që thonin Nexhmija komandonte Enverin, por Nexhmija ishte e varur nga Enveri, i pas tij, e kishte idhull atë, më krijohej përshtypja se mos gabonte në ndonjë gjë…

Babaramo: Për aq kohë sa kontrollonte informacionin…

-Frika me respektin se nuk donte që t’i prishte qejfin, por kjo që thoni ju, nuk e di për Çfarë vendimmarrje e keni fjalën. Nuk di të ketë në ndonjë proces të incizuar personalisht prej saj, të jetë firmosur apo të jetë nisur nga ajo.

Babaramo: Ju e keni vizatuar gati si një murgeshë të kuqe, që qe e obseduar nga feja e saj dhe i shenjti i saj

-Besnike në ideologji, pa asnjë gjë origjinale nga ajo. Ajo haptazi ishte pozicionuar kështu, me telefonin është e vërtetë, por ishte e gjithë struktura dhe kjo bëhej për të mos lënë gjurmë. Jepej urdhër me celular, kjo nuk linte gjurmë diku, ky sistem i influencave krijoi sistemin e favoreve “po të kesh një mik, ke një Çiflig”, por nuk ndodhte vetëm në Byro, por edhe tek drejtorët.