Jepet alarmi në Shkodër/ Kafshët e ngordhura po hidhen në mes të kanalit vaditës

Nje situate ne prag te katastrofes mjedisore po ndodh ne fshatin Rranxa te Bushatit. Kafshet e ngordhura hidhen ne mes te kanalit vadites pa u groposur dhe per pasoje aroma kundermuese perhapet ne te gjithe zonen.

Sikur te mos mjaftonte kjo, nga temperaturat e larta ato behen premis per perhapjen e epidemive qe mund te jene fatale per jeten e njerezve por edhe per kafshet e tjera. Nga ujrat e kanalit ku hidhen kafshet, vaditen tokat bujqesore dhe perdoret per te pire bagetite qe ushqehen ne keto toka.

Ne vend te groposjes banoret kane gjetur hedhjen si rrugen me te shkurter por qe mund te rezultoje fatale. Asnje mase nuk eshte marre edhe nga autoritetet vendore qe ne nje rast te tille do te duhej te vepronin me urgjence, qofte drejtoria e bujqesise, inspektoriati higjenes dhe bashkia Shkoder. Por ato jo vetem se kane bere por paradoksalisht bejne sikur nuk e dijne nje fakt te tille tejet te rende! Shpresohet qe pas ketij lajmi te kete nje reagim sa nuk eshte vone dhe pasojat te fillojne te ndihen./ShkodraNews