Jepnin fajde, FNSH e RENEA aksion blic në Shkodër, çfarë ndodhi në 03:00 të natës…

Dhjetëra forca policie të mbërritura nga Tirana si ato: Renea, FNSH dhe Shqiponja kanë arrestuar rreth 14 persona. Arrestimet janë kryer pasi këta shtetas prej kohësh ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.

Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhër ndalimet është 16 shtetas. Forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 03.30 të mëngjesit duke nisur menjëherë aksionin blic në pika të ndryshme në qytet ku janë bërë edhe arrestimet. Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës, ndërsa pritet që hetimet të shkojnë me tej.

Policia e shtetit pas përgjimeve për afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre, ndërsa në vazhdim pritet që policia të japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve.