Jetoi pa asnjë problem shëndetësor deri 99 vjeçe, mjekët bëjnë zbulimin shokues në trupin e të moshuarës

Bashkë me katër kolegë të tjerë, studentja e mjekësisë Warren Nielsen morën përsipër ekspertizën e një trupi të pajetë në laboratorin e shëndetit në Universitetin e Portland.

Trupi ishte i Rose Marie Bentley, e cila vd.iq në moshën 99 vjeçare nga shkaqe natyrale. Por kur e hapën për ekspertizë trupin e saj, studentët dhe vet mjekët u shokuan nga ajo çfarë panë.

Ndonëse ekspertiza duhet të mbahet e fshehtë, veçantia e trupit të Rose Marie Bentley kërkonte që të merrte vëmendje. Kjo pasi Rose vuante nga një gjendje që quhet “Situs inversus with levorcardia”, e cila i kthen të gjitha organet vitale në anë të kundërt, duke mos u vendosur në anën e duhur.

“Mendoj që shanset për të gjetur një trup të tillë si i kësaj gruaje janë aq të largëta sa do të thoja një në 50 milionë vite. Mendoj që asnjëri prej nesh nuk do ta harrojë kurrë këtë”, ka thënë një profesor në këtë universitet. “Zemrës saj i mungonte një venë e madhe që normalisht ndodhet në anën e djathtë”, u shpreh Nielsen.

Kur studentët hapën trupin e saj dhe nuk po kuptonin ç’po shihnin, ata thirrën profesorët të cilët dhanë shpjegimin. Çdo venë e saj ishte në të majtë, ndërsa stomaku që duhej në anën e majtë, ajo e kishte në të djathtë. Po ashtu, edhe mëlçia e saj ndodhej në të majtë dhe e njëjta gjë vlente dhe për organet e tjera.