Jetojnë shqiptarë, jeta po u kthehet përmbys, 4 të v.dekur deri tani. Fenomeni i frikshëm godet vendin



Katër jete te humbura, te pakten deri tani dhe dëme të shumta materiale në Luiziana të SHBA-së, nga uragani Laura.



Guvernatori, John Bel Edwards, tha në një konferencë për media se Luiziana kishte “pësuar një dëm të madh”, dhe jetët e mijëra banorëve janë “kthyer përmbys”.



Ekipet e kërkimit mund të gjejnë më shumë viktima, ndërsa po zhvillohet operacioni i pastrimit të vendit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon të vizitojë zonën së shpejti për të parë dëmet e shkaktuara nga uragani.

“Doli që ne patëm pak fat”, tha Trump, duke shtuar se “uragani ishte shumë i fuqishëm, por kaloi shpejt”.

Laura dhe një tjetër stuhi, Marco, ditë më parë, goditën Karaibet, duke vrarë 24 njerëz.