Jetonin në një shtëpi, por flisnin me WhatsApp. Historia e çuditshme e çiftit VIP

Menduan se do ishin të lumtur, por nuk u ka zgjatur as gjashtë muaj lumturia në çift.

Ka ardhur ndarja mes këngëtarit turk Sinan Akcil dhe aktores Burcu Kiratli.

Në fillim të vitit çifti i famshëm u martuan në Holandë.

Por edhe pse gjërat nuk u shkuan siç kishin parashikuar, pranon problemet, por Akcil mohon divorcin.

“Me Burcunë vendosëm të martohemi shpejt, sepse u dashuruam. Njiheshim prej dy vitesh, shoqëria u kthye në dashuri”, tha ai gjatë një prononcimi për programin 2.Sayfa në Kanal D, pas raportimeve për divorc në media.

37-vjeçari tha se në marrëdhënien e tyre nuk ka pasur tradhti, “por të dy jemi shumë inatçor”.

Këngëtari tha se marrëdhënia e tyre kishte pësuar krizë edhe për shkak të mungesës së kohës kushtuar njëri-tjetrit. “Kemi vendosur t’i japim kohë njëri-tjetrit, ishim në të njëjtën shtëpi dhe flisnin nga WhatsApp, pastaj e braktisa shtëpinë. Për 10 ditë nuk u pamë. Ndjemë mall për njëri-tjetrin dhe u pajtuam.”

“Kam menduar se martesa nuk është për mua, por tani mendoj se bën. Marrëdhënia ime aktuale nuk duhet të krahasohet me të mëparshmet, Burcu është shumë e rëndësishme për mua”, tha Akcil, teksa fliste për bashkëshorten e tij aktore, e cila mes të tjerash ka luajtur edhe rolin e Gokçe në serialin “Ertugrul”.