“Jo me jo… por kanë dalë llafe se shkonte me një tjetër”, përgjimi i vjehrrës surprizon hetimet



Një përgjim i vjehrrës së Redjan Rrajes, me një mikeshë, është cilësuar me shumë interes për hetimin e SPAK  ne ceshtjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.



PERGJIMI I VJEHRRES SE RRAJES



Shumë interes paraqet biseda e datës 11.11.2019, ora 09:38:12, bisedë që zhvillohet mes shtetases Leonora Shehu (e ëma e shtetases Odesa Rraja që është bashkëshortja e Redjan Rrajës), përdoruese e telefonit me numër 06938XXXXX (lejuar përgjimi me vendimin nr.952, datë 04.11.2019 të Gjykatës) dhe një shtetase të thirrur Vera. Në këtë komunikim paraqesin interes këto biseda:

Leonora: Jo me jo… por kanë dalë llafe se shkonte me një tjetër mi… jetonte me një tjetër…

Vera: Uh!

Leonora: Ne e dinim se ishte jashtë moj motër, se dinim fare se ishte këtu. Kishte thënë se do vejë jashtë, do bëjmë dokumentet, se do vemi të jetojmë në Belgjikë.

Vera: Dëgjo këtu, motër. Po është ashtu, më mirë një orë e më përpara, të rrijë rehat vajza…

Leonora: Dëgjo, atij ia kanë futur, se nuk është i tillë ai që të arrijë gjer atje. Ai… çfarë nuk bën vaki moj motër. Duhet t’ia ketë futur ndonjëri, po se duhet të ikte andej për jashtë shtetit. Ai donte të ikte pasi familja e dinte se ai nuk ishte fare këtu ai… Edhe gruaja dhe fëmijët e dinin që ishte jashtë shteti…

Nga kjo bisedë del qartë se shtetasi Redjan Rraja, në përpjekje të ndërtimit të një alibie, ka përgatitur si familjarët, ashtu edhe shtetasen Kejvina Kthella se do të ikte jashtë shtetit.