Jonida ia nxori me stil, ai e pranoi, më në fund e mësuam, ja çfarë do ndodhë me Gaz Pajën pas martesës

Aktori i humorit Gaz Paja, do të bëhet baba për herë të parë pasi bashkëshortja e tij Ira Seferi është në një pritje të ëmbël. Çifti u martua vetëm rreth nje muaj më parë.

Për dasmën dhe për fëmijën që do të vijë së shpejti, aktori i njohur ka folur për herë të parë në emisonin “Soiree” me Jonida Shehun. Gjininë e fëmijës Gaz Paja e nxorri “padashje” teksa ishte duke folur për raportet e tij me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

“Erion Veliaj përpiqet që të më tregojë se si do të jetë jeta pasi djali të vijë në jetë”, është shprehur Gaz Paja duke treguar në këtë mënyrë gjininë e fëmijës.

“Pra, ju prisni një djalë?”, e ka pyetur më tej Jonida.

“Po ne presim një djalë”, përfundoi aktori i njohur.

Pra, Gaz Paja do të bëhet babai i një djali, i cili me siguri do marr bukurinë e Irës dhe humorin e hollë të aktorit.

Ndër të tjera ai zbuloi që e ka shtyrë muajin e mjaltit për një moment të dytë