Jonida Vokshi dhe Klea Huta festojnë shtatzëna 14 shkurtin, si iu ndryshoi jeta pas martesave me producentët

Dy vajzat simpatike të ekranit, Jonida Vokshi dhe Klea Huta, e festuan këtë 14 shkurt si shtatzëna, në pritje të fëmijëve të tyre të parë nga martesat respektive me producentët, Besnik Krapi dhe Elgit Doda.

Lajmi se Jonida Vokshi është shtatzënë pas martesës me producentin nga Kosova, Besnik Krapi, qarkulloi që në ditët e para të janarit, kur ajo u shfaq si pjesë e panelit të jurisë së “Top Talent”.

Deri më tani, Jonida as e kishte pohuar dhe as mohuar lajmin që qarkulloi befas në portale, por siç u pa këtë ekskluzivitet ajo ia kishte besuar “Top Talent”. Pyetjes së moderatores Ori Nebiaj se “si është të gjykosh vetë i dytë”, Jonida u shpreh: “Këtë edicion të ‘Top Talent’ u mendua që të kishte 4 persona në juri, pa e ditur që do ishim 5. Unë ndërkohë sapo e kam marrë lajmin. Kështu që, nëse do të më duhet të përdor votën, do ta përdor”.

Ori e pyeti nëse ka ndonjë dilemë ndonjëherë për votimin, pasi thonë se zonjat shtatzënë kanë dilema në vendimmarrje, Jonida konfirmoi se “Shtatzënia më ka dhënë një lloj ndjeshmërie, që dua t’u them të gjithëve Po”. Ndërhyrja e Hervin Çulit, kolegut të saj të jurisë: “Mbulohu se do të ftohësh veten dhe atë”, duke i treguar me dorë bebin, i ka dhënë nota humori situatës, e cila ka qenë edhe një nga momentet më të bukura të natës së 3-të të “Top Talent 3”.

klea huta elgit doda

Por nuk është e vetmja vajzë ekrani që pret të bëhet nënë për herë të parë. Edhe Klea Huta do të bëhet nënë për herë të parë nga martesa me muzikantin dhe producentin Elgit Doda. “Meziii pres”, u shpreh Klea pas deklarimit të lajmit, duke lënë të kuptohet se do të jetë një supervit, me një pjesëtar të ri që do t’i bashkohet familjes së tyre, si fryt i dashurisë mes saj dhe Elgitit. Ndërkohë që ndryshimet në fizikun e Jonidës do t’i shohim çdo javë në ekran, Klea ka vendosur që këtë periudhë të qëndrojë jashtë tij, duke u angazhuar me biznesin e saj privat, një akademi talentesh.

klea-huta-elgit doda9