Ju duket sikur ju ziejnë këmbët dhe ju mpihen? Ky është rr.eziku që ju ka ardhur

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fortë dhe e pakontrollueshme për të lëvizur këmbët.

RLS mund të fillojë në çdo moshë, madje edhe në fëmijëri, por është më e zakonshme tek njerëzit e moshës së mesme ose më të vjetër.

Gratë kanë më shumë gjasa se meshkujt që të përjetojnë këtë gjendje. Është vlerësuar se 5-15% e njerëzve në SHBA kanë RLS.

Cilat janë simptomat e sindromës së këmbëve të lodhura? Emërtimi i gjendjes flet vetë. Shenjat dhe simptomat e RLS zakonisht janë këto:

një nevojë e papërmbajtshme për të lëvizur këmbët;

siklet i këmbëve, lehtësohet përkohësisht nga lëvizja;

simptomat zakonisht fillojnë kur nuk lëvizni, si dhe kur shtriheni dhe pushoni, ose uleni për një periudhë të gjatë kohore (në një makinë, aeroplan ose kinema);

simptomat fillojnë ose përkeqësohen në mbrëmje ose gjatë natës dhe mund t’ju prishin gjumin.

Përdorimi i alkoolit dhe i duhanit mund të shkaktojë ose të përkeqësojë simptomat.

Simptomat e lehta dhe të moderuara zakonisht mund të lehtësohen me trajtime të ndryshme në shtëpi. Raste të rënda shpesh kërkojnë trajtim me medikamente.