Ju ka humbur apo është dëmtuar patenta? Nga 16 shtatori ndryshon gjithçka

Blendi Gonxhe, drejtor i përgjithshëm i targave dhe patentave lajmëron se nga data 16 shtator, do të vijë një risi per mjetet e demtuara te identifikimit.

“Përvec rinovimit, qytetari do gëzojë edhe të drejtën për të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuar. Dublikati, pa qenë nevoja për një raport mjeksor apo foto të re, rikonceptohet si një shërbim I ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin” sqaron Gonxhe.

POSTIMI I PLOTE

Nga 16 Shtatori tjetër RISI! ✌️😅
Humbje/sh katërrim patente? Përveç rinovimit qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë d ublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara! D ublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin!

Tjetër lehtësi për qytetarët, se u shkonte sa frëngut pula kur u humbte a dëmtohej patenta! Tani jo vetëm do aplikojnë më thjesht – s’vjen më 3 herë: depoziton 1 herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat – tërheqja dhe nga i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantë a kë ka plane udhëtimi – ose aplikon/dorëzon kartonin e dëmtuar, merr dublikatin (Tirana brenda 30 min!)! Edhe nëse zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri në 1 herë, për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon e merr direkt (Tirana prodhimi brenda 30 min)). Zgjidhet më kollaj tërë meseleja! 🙏

Eliminojmë mijëra ecejake, miliona minuta radhë sportelesh, orë trafiku e angari! 💪

U kursejmë mijëra qytetarëve karburant, kohë, tarifa vërtetimesh e shërbimesh! 👌

Korrigjojmë sistemin eDM konform Kodit Rrugor dhe me fokus interesin e qytetarit!

Më lirë! Më shpejt! Më pak stres!