“Ju lutemi shpëtoni Justin”, miku i aktores shqiptare që është rëndë në spital thirrje prekëse



Miku i kengetares dhe aktores se njohur Justina Aliaj Sokol Parruca, shkruan se ajo po vuan nga mungesa e frymëmarrjes në spitalin Infektiv dhe i bën thirrje publike mjekëve që ta shpëtojnë.



“Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin infektiv…E gjithë vëmendja jonë është tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo , se ti je tip kurajoze …e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete…dhe ia ke dalur…Dhe sot do ia dalësh…Ti e din , se të gjithë jemi aty me ty , të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë , siç na ke dhënë ti me artin tënd , shpirtin tënd.Të nderuar mjek ! Sot , para jush qëndron e shtrirë një heroine , një aktore e madhe , një artiste e madhe , një njeri i madh…ju lutem , perunjesisht ju lutemi shpëtoni JUSTIN”, shkruan miku i saj Sokol Parruca.