Juli i kërkoi falje, Murati me Locon e ndjekin nga pas, Atdheu i jep xhupin…çfarë nuk u pa në largim e Sindit nga skena



“Je si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”, ky koment i Julit një nga djemtë e rinj në përputhen nxehu Sindin, e cila kërkoi që ky i fundit të largohej nga studio. Mevlani ndërhyri në komentin që Juliani po bënte për atë që tha, duke thënë se ishte kompliment.



Menjëherë më pas Sindi çohet dhe kërkon të godasë Mevlanin, por aty ndërhyjnë të gjithë konkurrentët duke bërë që më pas ajo ta lërë studion.



Por çfarë nuk u pa pas largimit të Sindit? Loco dhe Murati i kanë shkuar nga pas për ta përkrahur ndërkohë pas Sindit janë afruar dhe djemtë e tjerë së bashku me Julin i cili i ka kërkuar falje Sindit e cila nuk e ka pranuar.

Ndërkohë në një moment ndërhyn edhe Atdheu i cili i hedh xhupin e tij krahëve.

Sindi: Nuk dua të flas me ty.

Juli: Po një sekond se s’ka kamera.

Sindi: Asnjë fjalë nuk dua.

Juli: Po një fjalë të vetme.

Sindi: Po nuk dua.

Juli: Unë të kërkoj falje.

Sindi: Mu hic nga sytë.