“Ka mbetur vetëm të vijë e të na puthë me llapë”, gazetarja nuk mban dot të qeshurën nga komenti i Alizotit

Tomorr Alizoti gjatë bisedës me gazetaren Mirela Milori në ABC News përpos kritikave nuk i i ka lënë edhe tonet e ironisë dhe të sarkazmës për shembjen e teatrit dhe për reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj pak  minuta më parë. Komenti i Alizotit ka shkaktuar ilaritet në studion e ABC News ku gazetarja Mirela Milori nuk e ka mbajtur dot të qeshurën.

“Ka mbetur vetëm të vijë e të na puthë edhe me llapë apo dhe në gushë” tha Alizoti.

 “Jo po të na fusë edhe ndonjë puthje, të vijë të na puthi të gjithëve siç e ka mësuar në rininë e tij, të më falni për banalitetin… po të vijë të na puthi edhe me llapë tani se nuk ka çfarë na bën më, e prishi atë… na don…apo s’ka marrë edhe një pamje aty si 14 vjeç dhëndër, si Gjinoja.

Tragjedia dhe komedia për të qeshur dhe për të qarë është… të vijë të na puthi edhe në gushë, dhe të na vijë me gjithë Edin të na prishin edhe shtëpitë me ekskavatorë, të na vejë një kokore në kokë, të puthemi të gjithë bashkë, të ndërtojmë Shqipërinë , të duam Edi Ramës, të dashurojmë Erion Velinë, ta marrim në krahë, të vijë të na puthë edhe… këta janë të marrë të gjithë, janë kaq të pafytyrë sa që do na fusin edhe një cik dashuri, këta janë banalë. Ka arritur një moment që me të gjithë këtë kortezinë, komedia dhe tragjedia janë motër e vëlla”, komentoi Alizoti.