Ka për.pirë avionë dhe anije/ Sho.kon shkencëtari: Ja misteri i trekëndëshit të Bermudës

Për të gjithë ata që besojnë tek fuqitë e mistershme dhe janë superticioz Trekëndëshi i Bermudës është një prej gjërave më të frikshme në botë.

Por Dr. Karl Kruszelnicki është i bindur: ai e ka zgjidhur misterin e vjetër të trekëndëshit Bermuda. Dhe përgjigjja është … nuk ka asnjë mister!

Asnjë mister nuk ekziston – ekzagjerime të vlefshme vetëm për romanet që burojnë nga një ngjarje e veçantë: zhdukja e 1945 e një avioni ushtarak që po vëzhgonte zonën. “Nuk u zhduk pa gjurmë” shpjegon shkencëtari, jashtëzakonisht i popullarizuar në vendin e tij, Australi, në një intervistë për mediat australiane.

“Sipas Lloyds të Londrës dhe rojës bregdetare të SHBA, numri i aeroplanëve që mungojnë në Trekëndëshin e Bermudës është i njëjtë me numrin e avionëve të zhdukur kudo në botë me bazë përqindjeje,” vazhdon ai.