“Ka shumë gjëra për t’u shqetësuar”, Meri Shehu bën parashikimin t.ronditës për ditëlindjen e Edi Ramës



Kryeministri Edi Rama mbush 56 vjeç më datë 4 korrik.



Por si do jetë ditëlindja e tij kësaj radhe, duke qenë se jemi edhe në periudhë pandemie?



Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë astrologe Meri Shehu. Kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku u shpreh se “ky 4 korrik e gjen Ramën në një ditëlindje me shumë pikëpyetje”.

Sipas saj, mund të shpëtojë vetëm nëse i fut një mendje të lehtë.

“Një ditëlindje me përballje dhe deri në datën 12 korrik ka shumë gjëra për të thënë dhe për t’u shqetësuar. Nëse bashkëpunon mirë me Bricjapët e nxjerr nga situata. Ky është një vit sprove i kryeministrit siç e kam thënë”, u shpreh Meri Shehu.