Kafe çaj, ëmbëlsira… Rama tregon se çfarë mund t’i ofrojë Bashës në dialog

Teksa ka bërë dhe vazhdon të bëjë thirrje për dialog, kryeministri i vendit Edi Rama u pyet sot në konferencë me gazetarët edhe lidhur për atë se çfarë ai mund t’i ofrojë Lulzim Bashës.

“Për sa i përket se çfarë mund t’i ofroj Bashës. Kafe çaj, ëmbëlsira…

Dialog pa kushte domethënë të flasim për çfarë gjërash mund të bëjmë së bashku, jo vetëm për shqetësimin e njërës palë.

T’i marrim problematikat me radhë e të flasim. Në këto kushte ska kushte për të bërë negociata për 30 qershorin, se kemi ne në dorë.

Ata thonë se s’duam karrige, aq me mirë, hajde të punojmë bashkë. Që të shkojmë në zgjedhjet e 2021 me qartësi dhe siguri më shumë për ata, se ne jemi të sigurt sidoqoftë”, tha Rama.