Kaloi ditë të keqe, Lleshaj del me deklaratën e fortë tani

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pasi pati nje dite jo te mire kete te marte, ne mbremje ka dale me një mesazh të fortë.

Ai i drejtohet të gjithe atyre që punojnë në portet e Shqipërisë.

Në Twitter, ministri Lleshaj shkruan se ata duhet të maten mirë me ligjet.

“Porti i Durrësit është porta e Shqipërisë dhe e rajonit. Takimi i sotëm në Port me gjithë aktorët synonte vetëm një mesazh: Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj. Asnjë hapësirë nuk mund të lihet për trafikun, kontrabandën dhe korrupsionin. Masa të shpejta dhe të shumta janë në proces”, shkruan Lleshaj.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u takua mëngjesin e së martës me autoritetet kryesore që operojnë në Portin e Durrësit.