“Kam 40 vite pa burrë, djali nuk e dinte”, nëna e të dënuarit: Novruzi më ngacmonte duke…



Flet sot pas 5 vitesh nga ngjarja e rëndë qe tronditi Fierin, nena e te denuarit qe vrau Novruz Likometajn. Për ngjarjen policia arrestoi 43-vjeçarin Skënder Krasniqi.



Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Shqipëria Live” ishte nëna dhe bashkëshortja e Skënderit, Roza dhe Eriselda. Që të dyja shprehen se ai është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë motiv që të rikthehej kjo çështje.



Kur moderatorët e pyetën nënën e të dënuarit nëse Nevruzi e kishte ngacmuar atë, ajo u përgjigj “Po”.

“Jam nënë dhe 40 vite pa burrë. Nevruzi më ngacmonte. Më thoshte hajde në shtëpi e të jap lek unë. Unë shisja banane dhe ai vinte i kapte në dorë, e më thoshte lëri bananet se të jap lek unë. Vinte u ulte te tavolina ime”, tha ajo.

Roza shtoi se nuk e njihte më parë viktimën dhe se nuk e dinte aspak ku e kishte shtëpinë. Madje nuk e dinë akoma se ku jeton familja e të ndjerit.

“Unë i kam thënë djalit të tij që të fliste me të, e të mos vinte të ulej në tavolinën time. Nevruzin nuk e njihja më parë, e kam parë vetëm kur më afrohej. Skenderit nuk i kam thënë asnjëherë për ngacmimin. Ai nuk e dinte aspak për këtë”, përfundoi nëna e Skënderit.

Ndërkohë bashkëshortja e Skënderit është shprehur se “nuk ka patur asnjëherë ndonjë motiv që i shoqi të arrestohej”./tch