Kam pa nje kal te bardhe ne enderr duke larguar kete virus te shemtuar

Në këto kohë, me gjithçka që përballemi, janë lajmet e trishta të krijuara prej koronavirusit, i cili po merr shumë jetë njerëzish anë e mbanë botës.

Përveç vështirësive dhe luftës së përbashkët që duhet, pandemia Covid-19 nxjerr në pah edhe momente prekëse.

Ato momente vijnë nga karantina, që i ka detyruar njerëzit të sillen ndryshe nga përditshmëria e hershme.

Emocionet këtë herë kanë ardhur nga një i moshuar, që me një dashuri të madhe përkujdeset për bashkëshorten e tij. Gruaja e tij kishte nevojë të lyente flokët dhe ai nuk ngurroi ta ndihmonte atë.

Fotoja u shpërnda nga mbesa e tyre, e cila shprehu dashurinë e madhe për dy gjyshërit fantastikë.

Ajo shkruajti:

Në çdo gjendje, gjyshi dëshiron që gjyshja ime të kujdeset per veten. Kjo është diçka që nuk shihet çdo dite..