Kam turp…Rrëfehet Gent Cakaj: E vërteta e lidhjes sime me vajzën e Linda Ramës

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka folur për një lajm të shpërndarë në mediat online se ai bashkëjeton me Rea Xhillarin, vajzën e Linda Ramës nga martesa e saj e parë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” ai tha se kjo ishte e pavërtetë dhe një shpifje për ta goditur atë dhe kryeministrin Rama.

“Kjo përveç se është absolutisht e pavërtetë është edhe dashakeqe. Me autorët e kësaj do ballafaqohem në gjykatë. Kanë bërë gjithfarë obstruksionesh me këtë çështje. Kjo është një gënjeshtër absolute bëhet për të njollosur kryeministrin dhe reformën në ministrinë e jashtme.

Kjo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare. Janë klane të caktuara po spekulojnë.

Unë jetoj vetëm dhe nuk jam në një lidhje. Kjo është produkt i fantazisë së shfrenuar dhe unë turpërohem të flas për këtë çështje” – tha Cakaj.