‘Kam ushqim vetëm për sot’, rrëqeth i moshuari: Është gjynah të vdesim për bukë

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë. Ndërkohë që shqiptarët janë të izoluar në shtëpi dhe kanë pak kursime për të kaluar këtë situatë. Disa ndoshta nuk kanë fare.

Në Tiranë, por edhe kudo në Shqipëri ka shumë persona që janë të papunë dhe halli më i tyre është se si do të sigurojnë bukën për të mbajtur frymën gjallë.

Fjalët që ka thënë një banor i Tiranës të thyejnë zemrën. Ai ka thënë se ka 14 ditë që qëndron mbyllur në shtëpi dhe se ka ushqim vetëm për sot.

Burri lutet që mos të vdesin për bukë, kurse për nga virusi thotë si ta ketë shktuar Zoti. Dhe më pas ka thënë se është gjynah të vdesin për bukë sepse kanë punuar për shumë kohë. Më tej për ‘ora news‘ ka thënë:

Prej 14 ditësh jemi mbyllur. Jam pa pension. Kam ushqim vetëm për sot. Nesër vetëm të dal në rrugë me gruan nuk kam çfarë të bëj. Jam edhe me qira prej 8 vitesh pa asnjë lloj përkrahje. Ai tha merr numrin e telefonit. Vetëm të mos vdesim për bukë, nga virusi si ta ketë shkruar Zoti. Është gjynah të vdesim për bukë se kemi punuar për kaq kohë.